Ndërlidhjet

Alarm për supermikrobet



Kërkuesit thonë se pacientët që u janë nënshtruar operacioneve plastike kanë bartur një klasë të re të mikrobëve që tani po quhen supermikrobe. Këtë emër duket se kanë marrë për shkak të rezistencës së treguar ndaj të gjithë antibiotikëve. Këto lloj mikrobesh janë hasur nga Azia Jugore në Britani. Të njejtat thuhet se mund të përhapen në të gjithë botën.

Një gjen i sapozbuluar, i quajtur NDM 1, siç duket ka mundësi të kalojë në lloje të ndryshme të bakterieve duke i dhënë këtyre të fundit rezistencë ndaj antibiotikëve.

Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Kardifit dhe Universiteti i Madras kanë gjetur raste në Indi, Bangladesh dhe Pakistan, si dhe 37 raste të tilla në Britani ku pacientët së fundi kishin udhëtuar për Indi apo Pakistan për të bërë operacione plastike. Studimi, i publikuar në gazetën mjekësore të Britanisë, “The Lancet” thotë se “ka mundësi që NDM-1 do të përhapet në tërë botën”.
XS
SM
MD
LG