Ndërlidhjet

Kolumbi-Venezuelë: Rivendosen marrëdhëniet



Kolumbia dhe Venezuela të mërkuren kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike. Lajmi u bë i ditur nga presidenti kolumbian, Huan Manuel Santos pasi takimit me homologun e tij nga Venezuela, Hugo Çavez. Ky i fundit kishte urdhëruar ngrirjen e marrëdhënieve një vit më parë, pasi Bogota lejoi ushtrinë amerikane që të përdorë shtatë baza të ushtrisë kolumbiane.

Çavez ndërpreu marrëdheniet tërësisht më 22 korrik, atëherë kur parardhësi i Santos, Alvaro Uribe akuzoi Venezuelën në Organizatën e Shteteve Amerikane se po strehon 1500 guerrilë kolumbianë.
XS
SM
MD
LG