Ndërlidhjet

Ekstradimi i parë në mes të Kroacisë dhe Serbisë


Zagreb

Një gjykatë në Kroaci ka krijuar mundësinë e ekstradimit në Serbi të një serbi që është i gjykuar për konspiracion në vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq në vitin 2003. Ky është ekstradimi i parë mes Kroacisë dhe Serbisë që prej perfundimit të luftës mes tyre në fillim të 90-ve.

Arsyetimi i gjykatës që mori vendimin ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje në qershor që lejon ekstradimin e të dyshuarëve për krim të organizuar dhe korrupsion mes këtyre dy vendeve.

Serbia kishte kërkuar ekstradimin e Sretko Kaliniq pasi ai u përfshi në një gjuajtje me armë me një anëtar të mafias serbe, gjatë muajit qershor, në Kroaci.

Ndonëse në mungesë të Kaliniq, një gjykatë e Beogradit e dënoi atë me 30 vjet burg për konspiracion në vrasjen e ish kryeministrit Gjingjiq.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një kërkesë e rëndësishme që vjen nga BE për vendet e Ballkanit. Në këtë aspekt më përpara është Kroacia e cila shpreson që të përfundojë bisedimet për anëtarësim në fillim të 2011-ës. Ndërsa Serbia ka aplikuar për anëtarsim, mirëpo ende nuk ka arritur deri te faza e nisjes së bisedimeve me Brukselin.
XS
SM
MD
LG