Ndërlidhjet

Gjendje e rëndë në burgjet e Rusisë


Zyra e Prokurorisë në Rusi ka bërë publike një deklaratë ku njofton se mbi 90 % e të burgosurve janë të sëmurë, shumica prej të cilëve rëndë.

Deklarata thotë se një pjesë e konsiderueshme e të burgosurve vuajnë nga turbekulozi, apo janë të prekur nga hepatiti dhe virusi HIV që shkakton SIDA-n.

Shumica e të burgosurve nuk kanë kurrfarë trajtimi për shkak të mungesës së fondeve. Në Rusi vetëm 24 % e shërbimeve mjekësore të të burgosurve përfitojnë financimin e nevojshëm.

Presidenti rus Dmitry Medvedev më parë kishte urdhëruar një rishikim të sistemit penal të Rusisë pasi disa të burgosur vdiqën për shkak se nuk kishin kujdesin e duhur.
XS
SM
MD
LG