Ndërlidhjet

Gjenden 20 mbetje mortore në Peruçac


Zyrtarët boshnjak kanë deklaruar se mbetjet e 20 trupave janë gjetur në liqenin artificial të Peruçacit, liqen ky që gjendet mes Bosnjës dhe Serbisë.
Kreu i Institutit Boshnjak për Persona të Pagjetur, Amor Masoviq, ka deklaruar se mbetjet do të dërgohen për analiza të mëtutjeshme.

Masoviq tha se sipas të gjitha gjasave mbetjet mortore i takojnë boshnjakëve të vrarë në qytetin e Vishegradit gjatë luftës së vitit 1995.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që këto mbetje të jenë edhe të ushtarëve gjermanë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kërkimet po zhvillohen edhe në anën tjetër të liqenit, pasi ekziston dyshimi se aty janë të varrosur edhe shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Velko Odalloviq, kreu i Komisionit Serb për Persona të Pagjetur, ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje mortore, por ato ende nuk janë identifikuar.
XS
SM
MD
LG