Ndërlidhjet

Rusi: Zjarret mund t'i trazojnë grimcat radioaktive



Zjarret në Rusi kërcënohen t’i trazojnë grimcat radioaktive që kanë mbetur nga katastrofa e Çernobilit në vitin 1986.

Ministria e Emergjencës tha se të paktën 6 zjarre janë vërejtur dhe janë shuar në rajonin Briansk. Ky është rajoni më i prekur nga retë radioaktive kur shpërtheu reaktori në Çernobil.

Ministria tha se ekspertët nga Moska thonë se nuk është shënuar rritje e shkallës së radioaktivitetit.

Qindra vatra zjarri u nxitën nga vera më nxehtë që ndonjëherë është regjistruar në Rusi.
XS
SM
MD
LG