Ndërlidhjet

SHBA në rrugë për t'i dhënë fund rolit luftarak në Irak



Presidenti Barak Obama është i kënaqur që Shtetet e Bashkuara mund ta përfundojnë të sigurtë rolin luftarak të tyre në Irak dhe ta përmbushin afatin për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga vendi deri në fund të vitit 2011.

Obama u takua me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, Sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gejts, këshilltarin për Siguri Kombëtare, Xhejms Xhons, dhe përmes videokonferencës me komandantin amerikan në Irak, gjeneralin Rej Odierno.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha pas takimit se Obama u njoftua me përpjekjet e Irakut që të formojë qeveri të re pesë muaj pas zgjedhjeve.

Presidenti qe i kënaqur me progresin që vazhdojmë ta shohim në pjesën e sigurisë. Ne synojmë t’i japim fund misionit luftarak, t’ua kthejmë bazat irakianëve dhe ta transferojmë rolin tonë atje”, tha Gibs.

Gibs shtoi se Odierno i ka thënë Obamës se situata e sigurisë ka vazhduar të përmirësohet, dhe se forcat irakiane janë të gatshme që ta marrin plotësisht përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG