Ndërlidhjet

Pronari rus: Mësime fetare në punë


Një prodhues bylmeti në Rusi ka thënë të enjten se do të largojë nga puna çdo punëtore ortodokse nëse ndonjëherë ka abortuar.

I njëjti përdor edhe një arsyetim tjetër për largim nga puna të punëtorëve - fjala është nëse ata janë martuar vetëm me ceremoni civile dhe jo me rite fetare.

Përdorimi i këtyre arsyetimeve nuk bëhet për të larguar njerëz nga puna, por që të imponojë një metodë më të ashpër fetare ortodokse.

Kompania moskovite u ka dhënë afat punonjësve të saj ortodoksë deri më 14 tetor, që të bëjnë ceremoni martese edhe në kishë.

Në të njejtën kohë, edhe ata punonjës që nuk i përkasin besimit fetar ortodoks duhen detyrimisht të ndjekin një mësim fetar rreth ortodoksisë.
XS
SM
MD
LG