Ndërlidhjet

BH: Gjenden mbetjet e 50 personave në Liqenin e Peruçacit



Mbetjet mortore të gjetura deri tani në pjesën boshnjake të liqenit të Peruçacit sipas të gjitha gjasave iu përkasin 50 personave.

Lajmin e konfirmoi Jasmina Mamelegjija nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur, komision ky që tani këto mbetje mortore do t’i dërgojë në laborator për identifikim.

Mbetjet mortore mund të jenë të viktimave të luftës së Bosnjës që nisi më 1992 e mori fund në vitin 1995.

Ndërkohë punimet po vazhdojnë në pjesën e liqenit që i takon Serbisë, ku po kërkohet për mbetje mortore të boshnjakëve, por edhe të shqiptarëve që dyshohet se janë vrarë gjatë luftës së Kosovës.

Në vitin 1999 një kamion frigorifer që mbante trupat e 50-60 shqiptarëve kishte dalë në sipërfaqe. Regjimi serb i asaj kohe, që udhëhiqej nga Millosheviqi e heshti ngjarjen.

Ndërkaq në kërkimet e tanishme, autorietet serbe thonë se ende nuk kanë gjetur asnjë mbetje mortore.
XS
SM
MD
LG