Ndërlidhjet

Gejts: Kongresi po dëmton përpjekjet për ndihmë në Afganistan



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts i ka bërë thirrje Kongresit të ndryshojë qasjen aktuale dhe të ofrojë më shumë ndihma civile për Afganistanin.
Gejts tha se burimet që i janë dhënë Departamentit të Shtetit për të punuar në një zonë lufte janë “jashtëzakonisht të papërshtatshme” dhe se Kongresi “është pjesë e problemit”.

Shefi i Pentagonit theksoi se Kongresi miratoi buxhetin prej 550 miliardë dollarësh të kërkuar prej tij për këtë vit, por hoqën disa miliardë nga kërkesa prej 50 miliardë dollarësh bërë nga Sekretarja Klinton.

Gejts theksoi se është thelbësore që t’i kushtohet më shumë rëndësi përpjekjeve diplomatike në Afganistan. Gejts i bëri këto komente në San Francisko.
XS
SM
MD
LG