Ndërlidhjet

Izraeli dërgon më shumë policë në Jerusalemin lindor


Izraeli ka dërguar qindra policë shtesë në pjesën lindore të Jerusalemit, që dominohet nga popullata arabe.

Arabët në masë të madhe kanë marrë pjesë në lutjen e së premtes së parë që kur filloi muaji i shenjtë i Ramazanit.

Një zëdhënës i Policisë izraelite tha se 2 mijë policë më shumë janë dërguar në këtë pjesë me qëllim që të evitohet dhuna pas disa sulmeve e kundërsulmeve gjatë muajve të fundit.

Dhjetëra mijëra myslimanë pritej të merrnin pjesë në lutjet që bëhen në xhaminë Al Aksa si dhe në Objektin në Gurë ngjitur me xhaminë, vendi i tretë më i shenjtë mysliman pas Mekës dhe Medinës.
XS
SM
MD
LG