Ndërlidhjet

Çaktivizohet një bombë në Ankara


Ekspertët kanë çaktivizuar një bombë e cila ishte vendosur në afërsi të një kompleksi policie në kryeqytetin turk, Ankara.

Agjencia e lajmeve Anatolia raporton se bomba e vendosur në një qantë plastike, është gjetur në afërsi të shtabit të policisë së protestave të dhunshme në rajonin e Ankarasë, Ishkitler.

CNN-i turk tha se ekspertët e bombave çaktivizuan bombën e cila përmbante 3.5 kilogram të eksplozivit plastic. Kjo bombë ishte e planifikuar të aktivizohej nga një aparat telefoni celular me të cilën ishte e lidhur bomba.


Ende nuk është e qartë se kush e ka vendosur bombën aty. Deri më tash, për sulme të tilla rregullisht janë bërë përgjegjës disa grupe, militantët radikal islamist, militantët majtist ekstrem dhe rebelët seperatist kurd.
XS
SM
MD
LG