Ndërlidhjet

Koreja e Veriut kërkon kompensim nga Japonia


Koreja Veriore ka kërkuar nga Japonia që të kërkojë falje dhe të kompensojë për sundimin e rëndë kolonial japonez nga viti 1910 deri më 1945.

Këto dy vende nuk kanë marrëdhënie diplomatike në mes veti edhe sot e kësaj dite.

Koreja e veriut rregullisht shpreh paknaqësi për shkak se sunduesit japonez gjatë sundimit kolonial përdornin koreanët për punë të detyrueshme dhe si skllav për qëllime seksuale.

Të martën, më 10 gusht, Japonia zyrtarisht i kërkoi falje Koresë së Jugut për aneksimin e gadishullit Korean. Megjthatë në këtë kërkim falje, Japonia nuk e kishte përmendur në mënyrë specifike edhe Korenë komuniste të Veriut.
XS
SM
MD
LG