Ndërlidhjet

Rusi: Fillon mbushja me karburant e reaktorit atomik në Iran


Korporata atomike ruse tha sot se do të filloj mbushjen e reaktorit me karburant në centralin atomik Bushehr në Iran, më 21të këtij muaji.

Zëdhënësi i kësaj korporate, Sergei Novikov, tha se mbushja e reaktorit me karburant do të jetë hap kryesor në fillimin e punës së centralit të parë atomik të Iranit, megjithqë reaktori nuk do të jetë funksional nga data e përmendur.

Shefi iranian për energji atomike, Ali Akbar Salehi, i ka konfirmuar infromacionet.

Vendet perëndimore ishin kritike ndaj involvimit të Rusisë në ndërtimin e centralit të parë atomik në Iran.

Moska thotë se centrali Bushehr është thjeshtë për nevoja civile dhe nuk mund të përdoret për asnjë program për armatim.
XS
SM
MD
LG