Ndërlidhjet

BE: Shqetësim për raketat ruse në Abhazi, pa pëlqimin e Gjeorgjisë


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, ka kërkuar sot nga Rusia, që t’i respektoj obligimet e saj nga marrëveshja për armëpushim, pasi Moska shpalli se ka vendosur sistem raketash në rajonin kryengritës Abhazi, në Gjeorgji.

Zonja Eshton tha se Bashkimi Evropian është i shqetësuar për vendimin e Rusisë, që të vendosë sistem raketor kundër-ajror në Abhazi, “pa pëlqimin e qeverisë së Gjeorgjisë”.

Ajo mëtutje theksoi se vendosja e raketave është “në kundërshtim me marrëveshjen gjashtë pikëshe për armëpushim”, të vitit 2008 dhe rrezikon rritjen e mëtejshme të tensioneve në rajon.

Në vitin 2008, Rusia e Gjeorgjia zhvilluan një luftë të shkurtër, pas përpjekjes së Tbilisit për kthimin e Osetisë Jugore.
XS
SM
MD
LG