Ndërlidhjet

Rebelët kurdë shpallin armëpushim me Turqinë



Rebelët kurdë të Partisë Punëtore të Kurdfistanit (PKK) të vendosur në malet në Irakun veriore, sot kanë shpallur armëpushim deri në fund të muajit të shenjtë islamik të Ramazanit.

Zyrtari i PKK-së, Bozan Tekin tha se luftëtarët e PKK-së, do “t’i pezullojnë të gjitha operacionet e tyre ushtarake brenda Turqisë”, por do të mbrohen nëqoftëse sulmohen.

Tekin tha se armëpushimi do të mund të zgjatej nëse Turqia i ndërpret operacionet ushtarake, nëse i liron të burgosurit politikë dhe fillon një proces të paqes.
XS
SM
MD
LG