Ndërlidhjet

Pakistan: 10 të vrarë në sulmin ndaj autobusit



Zyrtarët e Pakistanit thanë se persona të armatosur sulmuan një autobus të udhëtarëve dhe qëlluan për vdekje të paktën 10 njerëz në pjesën jugperëndimore të Pakistanit të përfshirë nga kryengritja.

Incidenti ka ndodhur gjatë natës rreth 75 km në jugperëndim të Keta, kryeqytetit të provincës Baluçistan, e cila është e pasur me naftë dhe gaz.

Raportohet se rreth 35 persona të armatosur e ndaluan autobusin, i nxorrën udhëtarët dhe pastaj 10 syresh i ekzekutuan.
XS
SM
MD
LG