Ndërlidhjet

Viktima të reja nga dhuna etnike në Pakistan



Policia në jugperëndim të Pakistanit tha se persona të armatosur kanë vrarë gjashtë punëtorë në sulmin e dytë brenda ditës, i cili duket se ka prapavijë etnike.

Policia tha se sulmuesit u vërsulën në një shtëpi në Keta, kryeqytet i provincës Baluçistan dhe vranë gjashtë punëtorë, ndërsa tre mbetën të plagosur. Të gjitha viktimat janë nga provinca lindore Punxhab.

Më herët, persona të armatosur sulmuan një autobus të udhëtarëve dhe qëlluan për vdekje 10 njerëz, 75 km në jugperëndim të qytetit Keta.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG