Ndërlidhjet

Berisha dënon vrasjen në Himarë



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur akt të shëmtuar dhe të dënueshëm vrasjen e një të riu në Himarë.

Dy ditë më parë, Aristotel Gume u përplas për vdekje teksa udhëtonte me motorin e tij.

Banorët e Himarës reaguan ashpër duke e konsideruar aksidentin të qëllimshëm dhe sulm kundër minoritetit grek.

Policia ka arrestuar shtatë të dyshuar, ndërsa i teti është në kërkim.
XS
SM
MD
LG