Ndërlidhjet

K. Jugore, SHBA: Fillojnë ushtrimet masive ushtarake


Shtetet e Bashkuara thonë se trupat amerikane dhe ato të Koresë Jugore, do të mbajnë ushtrime masive ushtarake të përbashkëta, në shenjë të kundërshtimit ndaj sjelljes agresive të Koresë Veriore.

Një zëdhënës ushtarak amerikan në Seul, tha se në këto ushtrime 10 ditëshe, që fillojnë nesër, do të marrin pjesë 30 mijë ushtarë amerikanë.

Raportohet se afro 56 mijë ushtarë jugkoreanë do të mobilizohen.

Këto ushtrime mbahen në kuadër të serisë së planifikuar nga Seuli dhe Uashingtoni, pas fundosjes së luftanijes jugkoreane, në muajin mars të këtij viti.

Për këtë fundosje është fajësuar Koreja Veriore, por ajo i hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG