Ndërlidhjet

SHBA: Gjenerali Petraeus thotë se ka progres në Afganistan


Komandanti i forcave amerikane dhe i atyre të NATO-s në Afganistan, David Petraeus, tha se ka “xhepa të vogël të progresit” në Afganistan dhe shpreson se do të ketë zgjerim.

Gjenerali Petraeus, mëtutje i tha rrjetit televiziv NBC, se muaji korrik, ku u vranë 66 ushtarë amerikanë, ishte një “proces me ngritje dhe ulje” në luftimet me talibanët, por theksoi se ekziston progres, i cili posa ka filluar në disa pjesë të Afganistanit.

Ai u shpreh se e mbanë të drejtën që t’i thotë presidentit Obama se ishte shumë herët për ta filluar tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Dejvid Petraeus tha, poashtu, se lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden, mbetet një “figurë ikonë”, por ka komentuar se ai është “i bllokuar” në malet e largëta përgjatë kufirit Afganistan-Pakistan dhe nuk ka mundësi të reagoj shpejtë ndaj ngjarjeve aktuale.

Ai ka kritikuar vendimin e faqes në Internet, WikiLeaks, për publikimin e afro 15 mijë dokumenteve të tjera sekrete për Afganistanin, duke e vlerësuar këtë “të dënueshme”.
XS
SM
MD
LG