Ndërlidhjet

Ramallah: Izraeli e ka filluar rrëzimin e barrierës në lagjen hebreje


Armata e Izraelit e ka filluar rrëzimin e barrierës së çimentos që e rrethon lagjen hebreje nga të shtënat, në kufi me Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite e ka ndërtuar këtë barrierë 600 metërshe para nëntë vitesh në lagjen Gilo në pjesën jugore të Jerusalemit, për shkak të të shtënave të shpeshta nga qyteti Beit Jalla, i cili gjendet në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite thotë se gjatë dy javëve barriera do të hiqet tërësisht për shkak të kërcënimit të reduktuar të sigurisë dhe përmirësimit të koordinimit ndërmjet forcave të sigurisë të Bregut Perëndimor dhe të Izraelit.
XS
SM
MD
LG