Ndërlidhjet

Trupa kazake në Kosovë?



Rreth 50 trupa amerikane dhe britanike po stërvisin mbi 1000 ushtarë kazakë. Kjo është një përpjekje e NATO-s për të rritur bashkëpunimin me vendet e Azisë Qëndrore, që janë kryesisht nën ndikimin e Rusisë.

Një numër i vogël ushtarësh kazakë janë vendosur në Irak, në misione jo luftarake, derisa në Afganistan për shkak të lidhjeve historike nuk janë dërguar trupa.

Në të ardhmen Kazakistani, vend i dalë nga ish Bashkimi Sovjetik, mund të kontribuojë me trupa në Kosovë, Saharanë Perëndimore dhe në Darfur të Sudanit.
XS
SM
MD
LG