Ndërlidhjet

Banka Botërore: Pakistanit – 900 milionë dollarë ndihma


Banka Botërore ka shpallur se ka për qëllim që Pakistanit t’i japë 900 milionë dollarë ndihmë për ripërtritje nga vërshimet më të mëdha në historinë e këtij vendi.

Banka Botërore ka njoftuar se qeveria e Pakistanit ka kërkuar afro 900 milionë dollarë mbështetje financiare dhe se banka është e përkushtuar ta bëjë këtë.

Kjo shpallje u bë derisa Kombet e Bashkuara thonë se deri tash ka dështuar për mbledhjen e 460 milionë dollarëve nga donatorët ndërkombëtarë, për ndihmë të menjëhershme, për afro 20 milionë njerëz, që vlerësohet se janë prekur nga katastrofa.

OKB-ja ka tërhequr vërejtjen se 3.5 milionë fëmijë pakistanezë aktualisht janë të rrezikuar nga sëmundjet vdekjeprurëse, nga pasojat e vërshimeve.

Nga ana tjetër, zyrtarët kanë thënë se çmimi i tërësishëm i rindërtimit në Pakistan, pas kësaj katastrofe, mund ta arrijë shumën 15 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG