Ndërlidhjet

Aktpadi kundër Nokia Siemens në emër të disidentit iranian



Një firmë nga Merilendi, e cila vepron në emër të një disidenti iranian, i cili ndodhet në burg, ka ngritur aktpadi në gjykatën amerikane kundër kompanisë Nokia Siemens, duke e akuzuar se firma i ka ofruar qeverisë së Iranit teknologji që përdoret për mbikqyrjen dhe shtypjen e qytetarëve të vet.

Zyra ligjore Moawad & Herischi tha se disidenti Isa Saharkiz ishte arrestuar në Iran verën e kaluar si pasojë e mbikqyrjes dhe kontrollit të bisedave nga celulari i tij, që pretendohet se është mundësuar nga teknologjia e Nokia Siemens.

Aktpadia i bën thirrje kompanisë Nokia Siemens të pushojë së furnizuari Iranin me teknologji monitoruese, dhe kërkon ta lirojnë disidentin duke i përdorur, siç thuhet, “lidhjet e tyre me qeverinë iraniane”.

Nokia Siemens tha se kompania nuk e miraton përdorimin e pajisjeve të saj për qëllime të mbikqyrjes.
XS
SM
MD
LG