Ndërlidhjet

Obama dhe liderët e BE-së takohen në 20 nëntor



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe liderët e Bashkimit Evropian do të takohen në 20 nëntor në Lisbonë për t'a diskutuar rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Zëdhënësja e BE-së, Amelia Tores, tha sot se takimi do të mbahet pas samitit të liderëve të NATO-s në të njëjtën ditë.

Pritet që në fokus të samitit të aleancës të jetë lufta në Afganistan, si dhe përpjekjet për reformimin e aleancës.

Obama u ka kërkuar liderëve të BE-së që të mos zbatojnë masa të rrepta të kursimit për të mos rrezikuar rimëkëmbjen nga kriza ekonomike.
XS
SM
MD
LG