Ndërlidhjet

Ish guvernatori Bllagojeviç shpallet fajtor



Juria e ka shpallur fajtor ish guvernatorin e shtetit Illinois, Rod Bllagojevviç për një pikë të akt-akuzës.

Bllagojeviç përballej me 24 pika të akt-akuzës, përfshirë reketim, komplotim, mashtrim dhe përpjekje për nxjerrje të parave.

Akuzat e përfshinin edhe përpjekjen për t’a shitur ulësen në Senatin amerikan, e cila u lirua pasi Barak Obama u zgjodh president.

Juria e shpali Bllagojeviçin fajtor për deklarata të rreme, por nuk arriti të marrë qëndrim unik për 23 pikat tjera.

Gjykatësi Xhejms Zagel i dha prokurorisë kohë deri në 26 gusht që të vendosë nëse Bllagojeviç do të rigjykohet.
XS
SM
MD
LG