Ndërlidhjet

Kramariç: Kroacia do angazhohet për njohjet e Kosovës


Kroacia do angazhohet për t’i siguruar Kosovës më shumë njohje ka thënë Ambasadori kroat në Prishtinë, Zlatko Kramariç gjatë një takimi me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Lajmin e bënë të ditur zyra për informim e Presidentit Sejdiu përmes një komunikate ku Ambasadori Kramariç citohet të ketë thënë se Kroacia do mundohet të ndikojë sidomos te vendet me të cilat ka bashkëpunim më të ngushtë.

Ndërkaq Presidenti Sejdiu ka kërkuar që në mes të Kosovës dhe Kroacisë të ketë bashkëpunim më të thellë pasi, gjithmonë sipas Sejdiut,“Intensifikimi i bashkëpunimit është me interes të veçantë për të dy vendet, sepse synimet dhe sfidat që kemi para vetes, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, janë identike”.
XS
SM
MD
LG