Ndërlidhjet

AAK: Bisedimet - në tri shtete perëndimore dhe një shtet të rajonit


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se “së paku në tri shtete perëndimore dhe në një shtet të rajonit, përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, prej nivelit të këshilltarëve politikë e deri tek kryeministri i qeverisë, kanë pasur takime të fshehta me përfaqësuesit e Serbisë”.

Nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, i ka bërë këto komente, gjatë një takimi me gazetarë sot, ditën kur zyrtarë të AAK-së kanë thënë se do të dalin me fakte të sakta për, siç është thënë, bisedimet e fshehta që Prishtina po i zhvillon me Beogradin.

Ai ka thënë se nuk do të përmend emrat e atyre që kanë zhvilluar bisedimet e këtilla, sepse, siç ka thënë, “ka premtuar se nuk do ta bëjë një gjë të këtillë”.

“Jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim politik, me qëllim të vetëm që qytetarët e Kosovës ta dinë të vërtetën për të këqijat e njëpasnjëshme politike dhe ekonomike, të cilat udhëheqësia e sotme e Kosovës po i bën në dëm të vendit dhe prapa shpinës së kosovarëve”, ka thënë zoti Gjini, në konferencë me gazetarët.
XS
SM
MD
LG