Ndërlidhjet

OKB-ja mobilizohet të ndihmojë Pakistanin



Vendet anëtare të OKB-së mblidhen sot për të diskutuar ndihmat konkrete ndaj Pakistanit. Së paku 36 folës, në mes të cilëve edhe shefja e diplomacisë amerikane, Hillari Klinton, homologu i saj pakistanez, Shah Mehmud Kureshi dhe ministrat e jashtëm të Belgjikës, Danimarkës e Kanadasë do të flasin sot para Asamablesë së Përgjithshme. Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki Mon, do të informojë Asamblenë rreth vizitës së tij në Pakistan.

Ky i fundit përballet me pasojat e përmbytjeve më të këqija në historinë e vetë që nga pavarësia. Mbi 20 milionë njerëz janë prekur dhe 1400 kanë vdekur.

Javën e kaluar OKB-ja bëri thirrje për një fond prej 460 milionë dollarësh për të ndihmuar Pakistanin, por deri të mërkurën ishin mbledhur vetëm 54.5% e kësaj shume.
XS
SM
MD
LG