Ndërlidhjet

Sejdiu: Komuna e re e Parteshit, rrëfim i suksesit të përbashkët


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, komunën e sapoformuar serbe të Kosovës, Partesh, e quajti një rrëfim të parbashkët të suksesit.

Sejdiu e bëri këtë koment gjatë ceremonisë inauguruese të komunës së fundit serbe e cila është krijuar sipas propozimit për status të Kosovës apo Pakos së Ahtisarit.

Duke folur para të pranishmëve, Presidenti Sejdiu, rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Institucioneve të Kosovës për të gjithë qytetarët e vendit.

Komuna e Parteshit do të udhëhiqet nga një administratë e re e përberë nga serbet që doli si rezultat i zgjedhjeve të para legjitime të mbajtuara nën mbikqyrjen e Komisionit Qëndror Zgjedhor të Kosovës.
XS
SM
MD
LG