Ndërlidhjet

KB mban sesion emergjent për Pakistanin



Kombet e Bashkuara nisën sesionin emergjent për t’u dhënë shtysë ndihmave ndërkombëtare për Pakistanin e goditur nga përmbytjet.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun e caktoi sesionin e veçantë pasi e vizitoi Pakistanin. Ai i krahasoi vërshimet me një cunami.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmud Kureshi paralajmëroi se dështimi për t’i ndihmuar vendit të tij në këtë orë mund të eksploatohet nga
ekstremistët.

Në seancë foli dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

“Në emër të presidentit Obama dhe popullit amerikan, dua ta theksoj vendosmërinë tonë për t’i ndihmuar Pakistanit që ta përballojë krizën dhe të rimëkëmbet nga ajo”, tha Klinton.

Klinton tha se ndihma amerikane do të rritet edhe për 60 milionë dollarë, që të shkojë në 150 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG