Basketbollisti i Serbisë, Nenad Kërstiq, është liruar sot nga burgu në Athinë, pasi është mbajtur gjatë natës, lidhur me problemet e shkaktuara në ndeshjen me Greqinë.
Afro 5 mijë shikuesit e habitur në Arenën Olimpike në Athinë, ku zhvillohej takimi Greqia – Serbia, e panë situatën kur lojtarët e të dy palëve e goditnin njëri-tjetrin, vetëm disa minuta para përfundimit të ndeshjes finale të turneut Akropolis.
Lojtari Nenad Kërtsiq e kishte kapur për fyti një lojtar grek dhe e kishte hedhur një karrigë drejt një lojtari tjetër kundërshtar. Karriga e kishte goditur basketbollistin e Greqisë, Yannis Bouroussis, duke e përgjakur në kokë.
Takimi u ndërpre 2:40 minuta para përfundimit, kur Greqia avanconte me një poen.