Ndërlidhjet

Ukrainë: Presidenti kërkon hetime për gazetarin e zhdukur


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, tha se e ka marrë kontrollin ndaj rastit të gazetarit Vasil Klimentiev, i cili është zhdukur.

Janukoviq ka kërkuar nga agjencitë kryesore të hetimeve, që të bëjnë “çdo gjë të mundshme e të pamundshme” për ta gjetur redaktorin e një gazete në qytetin Harkov, në lindje të Ukrainës.

Gazetari Klimentiev është i zhdukur për një javë.

Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, me seli në Nju Jork, më herët këtë javë, ka shprehur shqetësim për gazetarin dhe ka kërkuar që autoritetet e qytetit Harkov, të ndërmarrin hetime gjithëpërfshirëse.

Raportohej se ndaj Klimentievit kishte pasur kërcënime, pasi kishte refuzuar të marrë mito për ndaljen e botimit të tregimit për prokurorin rajonal, i cili ishte i akuzuar për lidhje me krimin dhe marrje të mitos.
XS
SM
MD
LG