Ndërlidhjet

OSBE: Mirëpritet angazhimi i presidentit ukrainas për gazetarin


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, (OSBE), sot ka bërë thirrje për hetime të shpejta për rastin e gazetarit të zhdukur në Ukrainë, dhe e ka mirëpritur vendimin e presidentit Viktor Janukoviq, që personalisht ta mbikëqyrë rastin.

Përfaqësuesja e OSBE-së për liri të shtypit, Dunja Mijatoviq, e përshëndeti “kujdesin personal të presidentit Viktor Janukoviq në hetime”.

Ajo ka shprehur besim se autoritetet e Ukrainës do të udhëheqin “hetim të shpejtë dhe transparent”.

Sipas organizatës Reporterët pa Kufijë, Vasil Klimentiev, redaktor i një gazete javore në qytetin verior Harkov, është zhdukur më herët këtë muaj.

Gazetarët e Ukrainës disa herë kanë tërhequr vërejtjen për keqësimin e lirive të shtypit, duke thënë se presioni ndaj gazetarëve është rritur prej se presidenti Janukoviq, i afërt me Kremlinin, e mori këtë post në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG