Ndërlidhjet

Rusi: Është vrarë organizuesi i sulmeve në metron e Moskës


Komiteti kombëtar anti-terror i Rusisë thotë se forcat e sigurisë sot e kanë vrarë militantin Magomedali Vagabov, i dyshuar për organizimin e sulmeve vetëvrasëse me bomba në metron e Moskës, në muajin mars të këtij viti.

Sipas njoftimit të Komitetit, Vagabov ishte në mesin e pesë militantëve të vrarë në përleshjet në fshatin Gunib në Dagestan.

Nga sulmet me bomba, të kryera nga dy femra vetëvrasëse, më 29 mars, ishin vrarë 40 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë.

Sipas disa raporteve, Magomedali Vagabov, ishte bashkëshort i njërës nga sulmueset vetëvrasëse, Mariam Sharipova.
XS
SM
MD
LG