Ndërlidhjet

SHBA-të nuk kundërshtojnë centralin e Bushherit



Furnizimi nga Rusia me karburant bërthamor për të parin central nuklear iranian tregon se Irani nuk ka nevojë të ngrejë kapacitetet e veta sa i përket pasurimit të uraniumit.

Deklarata e Departamentit të Shtetit thekson se Shtetet e Bashkuara e pranojnë reaktorin e Bushherit, të ndërtuar nga rusët, i cili është ngritur për të përmbushur nevojat civile. Uashingtoni nuk e sheh centralin në fjalë si rrezik për shumimin e armëve bërthamore.

Nga ana tjetër Izraeli e ka dënuar furnizimin e reaktorit të Bushherit duke e cilësuar si “të papranueshme”.
XS
SM
MD
LG