Ndërlidhjet

Turqi: Pesë të vrarë nga luftimet me militantët



Një ushtar turk dhe pesë anëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit janë vrarë në përleshjet e armatosura gjatë fundjavës. Luftimet kanë ndodhur në pjesën juglindore të Turqisë.

Ushtria turke nisi operacionet në këtë pjesë kundër militantëve kurdë pasi ata plagosën për vdekje një ushtar.

Partia Punëtore e Kurdistanit është nxjerrë jashtë ligjit në Turqi. Ajo cilësohet si organizatë terroriste jo vetëm nga Turqia, por dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Konflikti me pakicën kurde në Turqi, gjatë 25 viteve të fundit, ka marrë jetën e më shumë se 25 mijë njerëzve.
XS
SM
MD
LG