Ndërlidhjet

Karzai: Nuk ka bisedime zyrtare me talibanët



Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se nuk po zhvillohen bisedime paqësore mes qeverisë së tij dhe talibanëve, por pranoi se ka “kontakte individuale” me përfaqësues të grupit ekstremist islamik.

Në një intervistë për mediat amerikane Karzai tha se ekziston një rrugë e qartë drejt bisedimeve të mundshme me militantët, që nuk janë pjesë e Al Kaidës apo ndonjë rrjeti tjetër terrorist.

Presidenti afgan theksoi se gratë afgane do të kenë përfaqësueset e tyre në të gjitha bisedimet e mundshme, në mënyrë që fitoret e tyre politike, ekonomike e sociale jo vetëm të mbrohen, por dhe të zgjerohen.
XS
SM
MD
LG