Ndërlidhjet

Pakistan: Arritën më tepër se 800 milionë dollarë ndihma


Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, ka shprehur falënderim për komunitetin ndërkombëtar për ndihmën prej më tepër se 800 milionë dollarësh, për viktimat e vërshimeve të mëdha në Pakistan.

Këtë ai e përshkruajti si shenjë të “solidaritetit dhe inkurajim” për Pakistanin, duke pasur parasysh se vendet perëndimore ishin në recesion.

Ministri Qureshi ka thënë se donacionet dhe përkushtimet, në vlerë deri në 815 milionë dollarë, janë për furnizim me ushqim, strehim dhe kujdes mjekësor për miliona pakistanezë, që janë goditur nga katastrofa më e madhe natyrore në historinë e këtij vendi.

Njëherësh, raportohet se dhjetëra mijëra njerëz në provincën jugore Sindh, kanë kaluar në nivele më të larta të tokës, për shkak të valës së re të vërshimeve nga rritja e nivelit të lumit Indus.
XS
SM
MD
LG