Ndërlidhjet

Ohajo: Fitorja e parë e Federerit në shtatë muajt e fundit


Tenisti i njohur zviceran, Roger Federer, e ka fituar turneun e parë në 7 muajt e fundit, pasi në finalen e turneut Sinsinati Masters në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, mundi amerikanin Mardy Fish, me rezultat 2:1 në seta (6:7, 7:6, 6:4).

Kjo fitore ia shton atij gjasët për start të mirë në turneun U.S. Open.

Fitorja në Ohajo ishte triumfi i 63, në 90 finalet, që i ka zhvilluar ai gjatë karrierës së tij.

Por, tenisti Federer nuk kishte triumfuar no ndonjë garë, prej turneut Australian Open, në muajin janar të këtij viti.
XS
SM
MD
LG