Ndërlidhjet

Pakistan: 21 të vrarë e 40 të plagosur



Së paku 21 persona janë vrarë sot nga dy shpërthime në Vaziristan dhe në Kuram, dy rajone fisnore pakistaneze. Në mesin e viktimave është dhe një figurë e njohur e politikës vendase.

Sulmi në Vaziristan u krye nga një sulmues i armatosur në një xhami. Nga ky shpërthim 16 veta u vranë e mbi 30 të tjerë u plagosën.

Në Kuram shpërthimi ndodhi në një shkollë, ku po mbahej takimi i pleqve të zonës. Pesë persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në këtë incident.

Burimet e Radios Evropa e Lirë e cilësojnë zonën ku ndodhi incidenti i dytë si një nga rajonet ku përballen shpesh myslimanët sunitë dhe ata shiitë.
XS
SM
MD
LG