Ndërlidhjet

Filipine: Përfundon drama e pengjeve



Policia filipinase në Manila ka vënë nën kontroll autobusin ku një person i armatosur po mbante peng 16 persona. Policia rrethoi autobusin dhe nisi operacionin, pasi u dëgjuan të shtëna brenda automjetit. Shumë nga pengjet janë parë të largohen nga autobusi pas ndërhyrjes së policisë. Nuk ka informacione për viktima.

Drama e pengjeve filloi nëntë orë më parë, kur pengmarrësi rrëmbeu një autobus me 25 pasagjerë. Shumica e pengjeve besohet se janë turistë nga Hong Kongu.

Rrëmbyesi është një ish polic, i larguar nga forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG