Ndërlidhjet

Filipine: Vritet rrëmbyesi i autobusit



Policia filipinase në Manila ka vënë nën kontroll autobusin ku një person i armatosur po mbante peng 15 njerëz. Policia rrethoi autobusin dhe nisi operacionin, pasi u dëgjuan të shtëna brenda automjetit. Shumë nga pengjet janë parë të largohen nga autobusi pas ndërhyrjes së policisë. Nuk ka informacione për viktima në mesin e pasagjerëve.

Drama e pengjeve filloi nëntë orë më parë, kur pengmarrësi rrëmbeu një autobus me 25 pasagjerë. Shumica e pengjeve besohet se janë turistë nga Hong Kongu.

Rrëmbyesi, tashmë i vrarë, është një ish polic, i larguar nga forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG