Ndërlidhjet

Rrëmbimi në Filipine


Gjatë aksionit të policisë
Gjatë aksionit të policisë
Së paku shtatë turistë janë vrarë në dramën e pengjeve në Filipine. Viktimat raportohen të jenë turistë kinezë. Gjatë operacionit të policisë për të marrë nën kontroll autobusin, është vrarë edhe pengmarrësi, një ish-polic, 55 vjeç.

Policia filipinase në Manila kishte vënë nën kontroll autobusin ku personi i armatosur po mbante peng 15 njerëz. Policia kishte rrethuar autobusin dhe kishte nisur operacionin, pasi ishin dëgjuar të shtëna brenda automjetit.

Gjatë ditës ai kishte liruar nëntë pengje dhe kishte premtuar t'i lironte dhe të tjerët nëse e kthenin në punë. Drama e pengjeve kishte filluar nëntë orë më parë, kur pengmarrësi rrëmbeu një autobus me 25 pasagjerë.




XS
SM
MD
LG