Ndërlidhjet

Qeveria dhe komunat ngrejnë zyrat për kthim



Qeveria e Kosovës ka diskutuar me kryetarët e komunave ngritjen e zyrave për komunitete dhe kthim në çdo komunë. Ngritja e këtyre zyrave parashihet në rregulloren e re të Qeverisë të miratuar gjatë këtij muaji.

Këto zyra do të formohen me buxhet të veçantë, në përbërje të administratës komunale, duke harmonizuar planet e tyre të veprimit në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve.

Ndërkaq kryetarët e komunave u zotuan se do të racionalizojnë organizimin dhe veprimin e këtyre zyrave.
XS
SM
MD
LG