Ndërlidhjet

Hong Kong: Zemërim për vrasjen e të rrëmbyerve në Filipine


Qeveria e Hong Kongut u ka tërhequr vërejtjen banorëve të saj për të mos udhëtuar në Filipine, pasi tetë turistë nga Hong Kongu, ishin vrarë dje në incidentin e rrëmbimit të autobusit në Manilë të Filipineve.

Kina është shprehur e “tmerruar” nga vrasjet dhe e ka kritikuar mënyrën se si ishte menaxhuar kriza.

Presidenti i Filipineve, Beninjo Akuino, ka premtuar hetime të plota.

Pasi autobusi i rrëmbyer ishte rrethuar nga policia për disa orë, snajperët e policisë e vranë rrëmbyesin, por ai kishte vrarë tetë udhëtarë të rrëmbyer dhe shtatë të tjerë ishin plagosur.

Rrëmbyesi ishte ish polic, që ishte i zemëruar me shkarkimin e tij, për shkak të veprës kriminale.
XS
SM
MD
LG