Pritet që gjatë ditës së nesërme, Tajlanda do ta ekstradoj shitësin rus të armatimit, Viktor Bout, në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet amerikane e kërkojnë këtë person për akuza të ndërlidhura me terrorizëm.
Ekstradimi, të cilin javën e kaluar e ka urdhëruar një gjykatë e apelit në Tajlandë, ka shkaktuar zemërim në Rusi, që vendimin e ka vlerësuar si të motivuar politikisht.
Nga kritikët, Viktor Bout është quajtur “tregtar i vdekjes”.
Aktivitetet e tij të dyshuara e kanë inspiruar edhe filmin e Holivudit, “Zoti i Luftës”, me aktorin e njohur Nicolas Cage.
Viktor Bout e ka kundërshtuar ekstradimin e tij, prej marsit të vitit 2008, kur u arrestua, në një operacion ku ishin të involvuar agjentët amerikanë, që paraqiteshin si kryengritës nga Kolumbia.