Ndërlidhjet

Kinë: Aeroplani u rrëzua, 49 udhëtarë shpëtuan


Një aeroplan i udhëtarëve në Kinë, me 91 vetë, e ka gabuar pistën dhe është përfshirë nga zjarri, por 49 vetë kanë shpëtuar, ka raportuar Televizioni shtetëror. Fati i udhëtarëve të tjerë është i paqartë. Thuhet se 20 vetë janë dërguar në spital.

Aeroplani i kompanisë Henan Airlanes është përplasur në qytetin Yichun në provincën Heilongjiang.

Zyrtarët kanë thënë se 49 vetë janë shpëtuar dhe se zjarri është ndalur.

Më herët ishte raportuar se në aeroplan ishin 96 udhëtarë.
XS
SM
MD
LG