Ndërlidhjet

Bentler: Ka potencial per dhunë në veri



Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler tha se në pjesën veriore dhe atë jugore të Mitrovicës ekziston potenciali për dhunë dhe se vazhdon të ketë konflikte e përplasje të interesave në mesin e banorëve shqiptarë e serbë, si pasojë e koncepteve të ndryshme politike për Kosovën.

“Mendoj se egziston mundësia për dhunë. Mund t’i shikoni statistikat e incidenteve të dhunshme ku janë përdorur armët në maj, qershor dhe korrik, por ka pasur edhe më parë. Pra, nëse shikohen këto statistika mund të gjeni se me çfarë ndërlidhen. Është e qartë se ndërlidhen me çështjen e pazgjidhur dhe kjo i shtyn disa njerëz të shprehin dallimet në mes vete me masa të dhunshme”, theksoi ai.

Bentler tha se fokusi i angazhimeve të trupave të KFOR-it do të jetë veriu i Kosovës. Ai u bëri thirrje të gjithë banorëve në veri që të përmbahen nga përdorimi i dhunës pavarësisht proceseve të ndryshme politike.

Komentet e tij, gjenerali gjerman i bëri gjatë një takimi me gazetarë në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG